11:12 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Dardan Cena mposht xhudistin finlandez brenda 20 sekondave

Dardan Cena ka shënuar fitore në raundin e parë të Kampionatit Evropian të Hapur të Xhudos.

Xhudisti kosovar mposhti me IPPON finlandezin Valtteri Olin, në kategorinë deri 73 kg.

Në raundin e dytë, Cena do të ndeshet me xhudistin gjerman, Igor Wandtke./IndeksOnline/