20:58 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dardan Sejdiu: Kur Vetëvendosje fitonte, Albin Kurti ishte veç aktivist

Shefi i deputetëve të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kishte dalë subjekti i parë në zgjedhjet e vitit të kaluar, duke qenë Albin Kurti, aktivist.

Sejdiu ka shtuar se përarjet brenda VV-së kanë filluar në momentin kur Kurti është kritikuar, duke thënë se kjo ka treguar qëllimin e tij brenda Lëvizjes.

“Kur ne i fitonim zgjedhjet, Albin Kurti ka qenë vec aktivist. Pra, shumë njerëz që kishin pozita kyqe në VV, kishin bërë punë të madhe për ta sjellur fitoren e Lëvizjes”, ka thënë për Insajderi, Dardan Sejdiu.