16:05 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Dardan Sejdiu me 5 politika për evitimin e ndotjes së ajrit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu në seancën e Kuvendit e cila po mbahet aktualisht në lidhje me ndotjen e ajërit në Kosovë, ka dhënë disa propozime.

Ai ka thënë se nga ky problem vdesin 3 milion njerëz në botë, por ka theksuar që me angazhimin e institucionet mund të evitojnë një gjendje të tillë.

Sejdiu ka potencuar se në kohën kur nuk ka pasur sistem për matjen e cilësis së ajrit në Kosovë, ajo ka qenë edhe më e keqe, përkatësisht në qeverisjen paraprake.

“Komuna e Prishtinës para katër viteve ngrohej me mazut dhe shkolla me qymyr kurse në qytet me naftë por në fakt ishte gazoil. Dhe numri i fidanëve të mbjellur ishte shumë i vogël kurse sot këto kanë ndryshuar janë mbjellur mbi 10.000 fidane por kjo është e pa mjaftueshme.”

Ndërkohë, Dardan Sejdiu dha edhe 5 poltika konkrete se si mund të zgjidhej problemi me ajrin në Kosovë.

  1. “Sipas një studimi me 24 milion euro shtesë mund të ndryshohet kapaciteti i koogjenerimit nga 400 megavat energji në 200 megavat. Kjo i mundëson Termokosit të lidhet me 90 mijë konsumator.
  2. Në komunat me cilësi të ajrit të tillë duhet me urgjencë të shqyrtohen që politikat për subvencionim të qytetarëve që nuk e kanë gjendjen e mirë materiale të lëvizin nga ngrohja me thëngjill në tjetër formë të ngrohjes.
  3. Apostolova kur u takua me kryetarin e Kuvendin ajo tha ndotja e ajrit në kryeqytet është alarmante por kjo mund të rregullohet nëse 28 shtetet anëtare të BE  sjellin secili prej tyre na nga dy autobus, dhe kjo do të zgjidhte problemin e transportit për tre komuna Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obliq.
  4. Propozimi që të nderohen rermat për prodhim të energjisë nga era, potenciali për nderim të fabrikave të tilla në Kosovë është i madh, për këtë arsye propozoj në paisjen e investitorëve me dokumentacionin e duhur të filloj me nderimin e tyre.
  5. Dhe drunjtë artificial inteligjent që bëjnë pastrimin e ajrit, komunat duhet të furnizohen me këto pajisje. Këto do ti zëvendësonin bolbordat nëpër qytete. Kjo ide po zbatohet në shumë vende evropiane.” tha Sejdiu./Indeksonline/