Dardanët bëhen gati për surprizë, ja çfarë kanë përgatitur (Foto)
Tifogurpi i Përfaqësueses së Kosovës “Dardanët” kanë përgatitur një surprizë për fëmijët kosovar, shkruan IndeksOnline.
Ata përmes rrjeteve sociale kanë informuar popullin se për festat e fundvitit do të ketë dhurata për fëmijët me sindromën down, fëmijët në spitale (pediatri) dhe fëmijët me varfëri të skajshme.
Shpërndarja e dhuratave do të bëhet ditën e premte dhe të shtunën në qytetet: Prishtinë, Pejë, Gjilan, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj, Skenderaj, Podujevë.
“Dardanët” këtë aksion e kanë quajtur “Për njëri-tjetrin”./IndeksOnline/