17:19 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

 Dardanët nuk harrojnë gjininë e bukur, kanë një surprizë për ndeshjen kundër Azerbajxhanit

Përfaqësuesja e Kosovës është duke kaluar në formë të mrekullueshme. Sigurisht përkrahja nga tifozëria “Dardanët” nuk ka munguar në asnjë ndeshje.

Nesër duke e parë që luhet ndeshja më vendimtare e Kosovës për këtë vit, duhet përkrahje nga të gjithë, shkruan Indeksonline.

Përveç dominimit të gjinisë mashkullore në stadiume, “Dardanët” kanë menduar një mënyrë të mirë për të tërhequr edhe ardhjen e gjinisë femërore nesër.

Në një postim të bërë në Facebook, “Dardanët” se 40 bileta dhe 40 veshje sportive do të jenë të rezervuara  për tifozët femra.

Për të marrë dhurata, duhet që të paraqiteni në ora 18:00 tek stadiumi “Fadil Vokrri”./Indeksonline/