12:13 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Dardanët” fillojnë të pajisen me bileta për ndeshjen

Tifo grupi i Kosovës, “Dardanët” kanë filluar të pajisen me biletat për ndeshjen e sotme ndaj Anglisë.

Tifozët do të përgatisin një koreografi të bukur në këtë ndeshje duke paraqitur një baner kundër racizmit, pastaj duke ngritur secili tifoz në pjesë e lindjes flamurit e Kosovës kur intonohet himni i Kosovës në fleta A4 dhe gjithashtu do të ngrisin lart fletat me flamujt e Anglisë kur do të intonohet himni i Anglisë, shkruan Indeksonline.

Një pritje fantastike që është bërë para ndeshjes e presim të ndodh edhe brenda stadiumit, me “Dardanët” duke treguar një kulturë të lartë.

Kosova nuk ka gjasa për kualifikim, përderisa Anglia e ka siguruar kualifikimin./Indeksonline/