14:23 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

“Dardanët” me organizim të madh për festat e fundvitit

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” do të shpërndajnë dhurata për fëmijët në nevojë për festat e fundvitit.

Ata janë organizuar për t’i gëzuar fëmijet bonjak, me Down Syndrome, fëmijëve të cilët festat e fundvitit duhet t’i presin në spitale për shkak të sëmundjeve të rënda si dhe fëmijëve të familjeve në varfëri ekstreme dhe fëmijëve të dëshmorëve të Kosovës.

Ky është njoftimi i tyre:

Për njëri tjetrin!
Në këtë fundvit, më saktë në datat 29-30-31 dhjetor (shtune/diele/e hënë), ne Dardanët, që përfaqësojmë tifozërinë e Kosovës , deshirojmë të bëjmë nga një dhuratë simbolike fëmijëve bonjak në fshatin SOS, fëmijëve me Down Syndrome, fëmijëve të cilët festat e fundvitit duhet t’i presin në spitale për shkak të sëmundjeve të rënda si dhe fëmijeve të familjeve në varfëri ekstreme dhe fëmijëve të dëshmorëve të Kosovës, për të cilët një dhuratë e vogël nuk do të përmireson jetën e tyre, por do të ishte një gëzim sado i vogël në këto ditë festive. 
Kryesia e Dardanëve bashkë me stafin e ngushtë dhe koordinatorët e të gjitha qendrave, do të bëjë shpërndarjen e dhuratave në ditët e cekura në të gjitha regjionet e Kosovës. Këtë nismë e kemi 
quajtur “Për njëri-tjetrin”.