12:17 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Dardanët” i qëndrojnë besnik Kosovës edhe në Ishujt Faroe

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë një ndeshje tjetër të rëndësishme sot në kuadër të Ligës së Kombeve.

Skuadra e Bernard Challandes është mysafire e Ishujve Faroe në Torshavn me fillim nga ora, 18:00.

Dje, lojtarët e Kosovës arritën në Ishujt Faroe, ku edhe e zhvilluan një seancë stërvitore para ndeshjes, transmeton IndeksOnline.

Edhe kësaj radhe, tifo-grup i Kosovës, ”Dardanët” i ka qëndruar besnik futbollistëve të Kosovës.

Ata kanë bërë të ditur se do ta përkrahin sonte Kosovën në stadium drejt fitores së radhës.

Përndryshe, pas tri ndeshjeve të deritashme, Kosova është në vendin e parë në Ligën D, grupi 3, me 7 pikë./IndeksOnline/

Image may contain: one or more people and text