10:04 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Dardanët” s’ndalen, vazhdojnë sot përgatitjet për Anglinë në “Fadil Vokrri”

Me gjithë eliminimin, Kosova do të vazhdojë stërvitjet në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” do t’i rikthehen menjëherë fushës, për t’u stërvitur para ndeshjes kundër fuqisë botërore, Anglisë.

Sot, me fillim nga ora 18:00, Kosova e zhvillon stërvitjen e radhës, ndërsa ndeshja do të zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në stadiumin, “Fadil Vokrri”.

Me gjithë eliminimin, Kosova do ta ketë një mundësi tjetër përmes Ligës së Kombeve, ndeshje këto që zhvillohen në muajin mars të vitit të ardhshëm./Indeksonline/