”Dardanët” të gatshëm për ndeshjen, Kosovë – Ishujt Faroe
Tifo-grupi i Kombëtares kosovare, ”Dardanët” janë të gatshëm për ndeshjen e sontme.
Në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, djelmoshat kosovar do të përballen me Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve.
Andaj, tani ”Dardanët” kanë bërë të ditur se janë duke i bërë përgatitjet finale për ndeshjen e sontme, transmeton IndeksOnline.
Prej tyre, në tribuna, sonte pritet shumë, pasi që do të luajnë rol krucial në motivimin e futbollistëve të Bernard Challandes.
Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora, 20:45 dhe tashmë ”Dardanët” i kanë vendosur disa nga banerët për këtë sfidë, pa e harruar edhe një foto të presidentit të ndjerë të FFK-s, Fadil Vokrri.
Përndryshe, kjo do të jetë ndeshja e dytë e Kosovës në Ligën e Kombeve, pas barazimit, 0-0 me Azerbajxhanin në Baku./IndeksOnline/