20:39 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

‘Dardanët’ tregojnë forcën, mposhtin ‘Vikingët’ e Islandës

Kosova ndeshjen e parë parakualifikuese e filloi me ndeshjen kundër Islandës, ku qysh në fillim të kësaj ndeshje tregoi që Islanda nuk do ta ketë të lehtë.

Kështu deri në çerekun e fundit Kosova e dominoi ndeshjen dhe ku arriti fitore me rezultat 80-78  shkruan IndeksOnline.

Dardan Berisha  ishte një nga basketbollistët më të mirë të Kosovës në këtë ndeshje ku në shumicën e gjuajtjeve ishte i saktë por po ashtu edhe Drilon Hajrizi ishte një nga më të mirët në këtë ndeshje.

Kjo ndeshje ishte dramë e vërtetë e cila solli plot emocione.

Lajmi i vetëm i keq në këtë ndeshje për Kosovën ishte lëndimi i basketbollistit Shawn Jones, i cili edhe nuk arriti të luaj gjatë pjesës së dytë./IndeksOnline/.