75 Mall Live Search
17:57 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / H F

Darka e Taylor Swift dhe Travis Kelce shton aludimet për një hap të madh në lidhje

Këngëtarja e njohur Taylor Swift vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në New York, ku është parë shpesh ditët e fundit në vende të ndryshme të qytetit.

Së fundmi, artistja u fotografua gjatë një darke romantike me partnerin e saj, Travis Kelce, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave rozë, shkruan TMZ, transmeton IndeksOnline.

Çifti u shfaq mjaft i afërt dhe i buzëqeshur gjatë daljes së tyre në “Big Apple”, ndërsa vazhdojnë të mbajnë publikun në pritje për zhvillimin e radhës në lidhjen e tyre.

Prej kohësh, fansat kanë ngritur dyshime për një fejesë të mundshme, por dyshja ende nuk ka reaguar publikisht ndaj spekulimeve që po qarkullojnë në rrjet.