21:42 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Darmian largohet nga “Djajtë e Kuq”, nesër kryen testet mjekësore te klubi italian (Foto)

Matteo Darmian do t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore para transferimit në Juventus.

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, duket se do të largohet nga këta të fundit gjatë afatit veror, transmeton IndeksOnline.

Ashtu sic shkruajnë mediat në Itali, Darmian pritet që nesër t’i kryej disa teste mjekësore para se t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër”.

Klubi nga Torino pritet të paguaj shifrën 12 milionëshe për ta siguruar mbrojtësin italian./IndeksOnline/