14:14 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

E konfirmon agjenti, Darmian në Serie A

Mbrojtësi i Manchester United , Matteo Darmian , është shënjestruar nga klubet e Serie A , thotë agjenti i tij, por Jose Mourinho aktualisht nuk është i gatshëm ta lërë lojtarin të largohet në janar.

28-vjeçari ka humbur vendin e titullarit në Old Trafford, ndërsa trajneri i tij ka favorizuar Antonio Valencian si të djathtë, me Ashley Young-in, të preferuar në të majtë, shkruan indeksonline.

Darmiani ka startuar vetëm në  një nga 12 ndeshjet e fundit të Unitedit dhe vetëm dy herë në Premier League këtë sezon në përgjithësi.

Megjithatë, duket se Mourinho ndjen se skuadra e tij është shumë e mangët për të lejuar që çdo lojtar të largohet në janar.

Agjenti i Darmianit, megjithëse pretendon se ka një numër klubesh italiane të interesuar për nënshkrimin e krahut të djathtë, këmbëngul se ai nuk është aktualisht në shitje.

Tullio Tinti tha Rete Sport : “Unë kurrë nuk kam marrë ndonjë thirrje nga Roma [për Darmianin].

“Ka kontakt me skuadrat e tjera të Serie A, por jo me gjalloroset. Për momentin, djaloshi nuk është në shitje.” /IndeksOnline/