23:54 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Dashuri që po afrohet, Chiellini-Icardi, dosta e më dosta

Giorgio Chiellini po i afrohet edhe më shumë Mauro Icardit. Kjo së paku shihet në rrjetet sociale ky mbrojtësi italain po ia pëlqen postimet e fundit sulmuesit të Interit.

Ky fakt po shton dyshimet rreth kalimit të mundshëm të argjentinasit te Juventusi në verë.

Icardi ka lëshuar së fundi një sqarim të gjatë në profilin e tij në Instagram ku ka fajësuar disa vendimmarrës, duke mos përmendur emra.

Mediat italiane janë të bindura se Juventus do të tentojë me çdo kusht transferimin e tij në verë./Indeksonline/