16:11 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dashuria e tyre po rritet, Fero dhe Arbenita të pandashëm

Reperi kosovar Fero duket se është në kulmin e dashurisë.

Ai po shijon një aventurë me të dashurën e tij, Arbenita Ismajli. Madje dyshja janë bërë të pandashëm ani pse jetojnë larg njëri-tjetrit.

Vizitat dhe takimet e tyre janë shpeshtuar, është modelja ajo që së fundmi ka ardhë në Kosovë tek i dashuri i saj, ku edhe ka postuar një fotografi në llogarinë e saj Instagram, teksa shihet pranë reperit./Indeksonline/