Dasmat e klubet e natës pritej të nisnin nga 1 korriku, por…?!

Ishte paraparë që nga 1 korriku të rinisnin organizimet e dasmave, hapja e lokaleve të natës e organizimi i shumë ahengjeve të tjera.
Por një gjë e tillë del të jetë e pamundur. Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në një konferencë shtypi deklaroi se do të ndalojnë grumbullimin e qytetarëve prej më shumë se 100 persona.
“Do të ndalojmë grumbullimin e qytetarëve, në hapësira të hapura e të mbyllura në më shumë se 100 persona në çdo situatë, duke rregulluar pak më mirë ceremonitë mortore”, tha Hoti, shkruan Indeksonline.
Hoti deklaroi se para një javë kur që është shqyrtuar situata, plani ishte që më 1 korrik të lëvizej në atë drejtim, por se tani është ndryshe.
“Me gjendjen të cilën po përballemi, vështirë se mund të lëvizim në atë çështje”, shtoi Hoti./Indeksonline/