75 Mall Live Search
22:07 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / H F

Nesër seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviqit, i akuzuar për krime lufte

Nesër (e premte) duke filluar nga ora 10:00. në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviqit, i akuzuar për krime të luftës kundër popullsisë civile gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Seanca pritet të zhvillohet në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj të pandehurit, ku palët do të paraqesin qëndrimet e tyre, ndërsa gjykata do të vazhdojë me administrimin e provave dhe shqyrtimin e çështjes, në përputhje me fazën procedurale në të cilën ndodhet rasti.

Ekrem Bajroviq akuzohet nga Prokuroria Speciale për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile./IndeksOnline/