13:09 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dasmat në Kosovë pa flamurin shtetëror, reagon avokati Koci: Të vendoset krahas atij kombëtar!

Sezona e verës njihet përveç pushimeve e ardhjes së bashkëatdhetarëve edhe për dasma.

Muajt korrik dhe gusht janë të preferuarit për çiftet e reja që ta kurorëzojnë dashurinë e tyre, e teksa këto evente shpesh edhe paragjykohen pikërisht për shkak të shpenzimeve marramendëse, derisa në anën tjetër populli i Kosovës nuk gëzon standart të mirë ekonomik.

Krahas kësaj, ndonëse dasmat janë modernizuar, ende vazhdon të ruhet një pjesë fryme e asaj të dikurshmes. Nuset merren nga krushqit me makina e zhurma, shkruan Indeksonline.

Është avokati kosovar, Arianit Koci sot ka rastisur në katër dasma të ndryshme, derisa në asnjërën nga to nuk ka parë flamurin e shtetit tonë, veçse atë kombëtar.

Koci ndër të tjera përmes një statusi në Facebook ka thënë se nuk duhet të mohohet flamuri ynë, ngase nëse nuk e promovojmë ne atë, pse të tjerët duhet ta bëjnë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot, rrugëve të Kosovës i pashë 4 (katër) dasma. Asnjëra nuk e kishte flamurin e Kosovës, vetëm flamurin shqiptar.
Flamuri kosovar duhet të jetë krahas atij shqiptar.
Nëse ne nuk e promovojmë flamurin tanë, po presim që të tjerët e bëjnë a?

Përndryshe, në një dasem te ne, kam parë edhe flamur amerikan e gjerman – vetëm kosovar jo.
Nuk po e kuptoj pse ky mohim?