12:58 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / B O

Datat dhe oraret e Botërorit, FIFA habit me ndeshjen hapëse

Ndryshim plani! Nuk do të jetë Katar-Ekudador sfida hapëse e kampionatit Botëror “Katar 2022”, që nis më 21 nëntor 2022.

Edhe pse zakonisht organizatori e hap Botërorin, këtë herë do të ndodhë ndryshe dhe sfida e parë do të jetë Senegal-Holandë në “Al Thumama Stadium”.

Ky duel nis në orën 12:00 me orën tonë lokale, kurse Katar-Ekuador luhet në orën 18:00 në “Al Bayt Stadium”. Dita e parë e Botërorit vijon me dy ndeshje të tjera të grupi B.

Angli-Iran luhet në orën 15:00 në “Khalifa International Stadium”, kurse në mbrëmje SHBA ndeshet në orën 21:00 mes mes Uellsit, Skocisë dhe Ukrainës, që po luftojnë për një biletë në “Katar 2022”.