75 Mall Live Search
08:50 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / L A

Ditëlindja e Yamal-it bëhet “mollë sherri”, ndryshon plani për numrin 10 të lojtarit

Barcelona ka vendosur që Lamine Yamal ta trashëgojë fanellën me numrin 10, por pa ceremoni madhështore, siç ishte planifikuar fillimisht.

Klubi kishte parashikuar një ngjarje zyrtare për ditëlindjen e 18-të të lojtarit dhe prezantimin e fanellës së re, por kjo u anullua pas polemikave që pasuan festën e organizuar nga Yamal për ditëlindje.

Klubi vendosi të mos rrezikojë që një moment simbolik – kalimi i fanellës legjendare të Messit – të zbehet nga debatet mediatike. Prandaj, prezantimi i numrit 10 për Yamal-in do të bëhet në mënyrë diskrete.

Ndërkohë, shumë tifozë janë përpjekur të blinin fanellën e re të Barcelonës me numrin 10 të stampuar për Yamal-in, por në dyqanet zyrtare u është thënë se ende nuk është konfirmuar si numër përfundimtar.

Barcelona e ka rinovuar kontratën e Yamal-it deri në vitin 2031, ndërsa vetë lojtari ka lënë disa aludime në rrjetet sociale për numrin e ri. Megjithatë, prezantimi zyrtar do të mbahet larg syve të publikut, për të shmangur çdo devijim nga rëndësia simbolike e këtij momenti.