13:13 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj: AAK do të jetë kujdestare e 17 shkurtit 2008, taksa 100% mos të hiqet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje që të mos hiqet taksa 100% ndaj produkteve serbe.

Haradinaj tha se AAK-ja do të jetë gjithmonë kujdestare e 17 shkurtit të vitit 2008.

Këto komente Hardinaji bëri në një tryezë të organizuar nga KDI, ku u diskutua për dialogun me Serbinë.

Derisa po diskutohej për paralajmërimet e qeverisë së re për heqjen e taksës 100%, Daut Haradinaj deklaroi se taksa nuk iu është vendosur aleatëve të Kosovës, por i është vendosur Serbisë.

“Ne s’po kërkojmë asnjë gjë më shumë prej Serbisë, pos që ta njohë realitetin që e kanë njohur shumë shtete të botës. Do të jemi shumë kritik, do të jemi hapur kundër heqjes së taksës derisa Serbia nuk e njeh realitetin në Kosovë”, ka deklaruar Haradinaj./Indeksonline/