21:58 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Daut Haradinaj: Do dalësh faqebardhë Rexhë, pastër si lufta e UÇK-së

Ish-komandanti i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas ftesës për intervistim të Rexhep Selimit nga Specialja javën e ardhshme në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

” Do dalësh faqebardhë Rexhë, pastër si lufta e UÇK-së.
DH “, ka shkruar Haradinaj ne facebook.

Ndryshe, ish-komandanti i UÇK-së Rexhep Selimi, përmes një statusi në profilin e tij në Instagram, ka bërë të ditur se ka marrë ftesën nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se do të paraqitet në cilësinë e të dyshuarit dhe se intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë.

Ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale ditë më parë kanë marrë edhe kryeparlamentari në largim, njëherësh kryetari i PDK-së Kadri Veseli, kreu i Komunës së Drenasit, njëri ndër komandantët e UÇK-së në Zonën e Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Elshani, Durmish Gashi dhe Halil Çadraku, Selim Krasniqi.