10:11 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj: E keni gabim, reformat kanë nisur menjëherë pas zgjedhjeve

Daut Haradinaj u është përgjigjur disa mediave për shkrimet e fundit lidhur me reformën statusare në AAK.

Deputeti i Aleancës ka thënë se reformat në parti kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve dhe janë në proces normal për të përfunduar.

Haradinaj ka thënë se askush nuk mund të sjellë përçarje në parti.

“Disa shkrime në portale kanë informuar gabimisht për zgjedhjet dhe reformat statutare në AAK. Reformat kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe janë proces normal që do të përfundojë brenda afeteve të parapara.
Nuk ka agjenda të fshehta e as konspiracione. Procesi është i hapur, transparent e demokratik. Është e çuditshme si bëhet lajm një proces disa muaj më pas.
Nëse dikush mendon që përmes këtyre lajmeve të fusë përçarje, krijojë diversion nga dështimet e veta, e ka shumë gabim”, shkruan Daut Haradinaj./Indeksonline/