18:06 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Daut Haradinaj: Gjykata Speciale s’do t’i bëjë nder Kosovës

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj është deklaruar lidhur me iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij peticioni s’ka qenë i fshehur dhe pse e kanë thirr atë ditë mbledhjen e Kryesisë atë ditë është çështje teknik, jo diçka befasuese apo e jashtëzakonshme.

“Unë s’jam vetëm nënshtrues, isha kundër edhe në 2015, është qëndrim i njëjtë dhe të njëjtin e kam, është Gjykatë e keqe nuk i sjell asgjë të mirë Kosovës.Prapë se prapë rreth kësaj ngjarje që u propagandua, mendoj se ishte një lojë mediale jo aq sa për t’u shqetësuar dikush”, ka thënë Daut Haradinaj në Klan Kosova.

Sipas tij duhet të kemi kujdes për vendin, që të ruhet vendi.

“Nuk është individuale iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.Ne i jemi borxh vendeve të huaja, dhe duhet respektuar por mendoj se gjykimi i disa personave në këtë gjykatë nuk do të sjellë drejtësi në Kosovë.AAK nuk e ndërron qëndrimin, jemi kundër Kjo gjykatë ka qenë e gabuar kur është pranuar”, ka shtuar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka thënë se ishte ushtar dhe madje shumë  i zoti.

“Kemi pasur gjykatës të UNMIK-ut, EULEX-it, të cilët janë shkarkuar pra po të njëjtit të na bëjnë drejtësi a?.Këto krime pra i paska hetuar Serbia, ashtu siç u deklaruar sot edhe ministrja serbe e drejtësisë që tha se janë mbledhur dosjet për këtë Gjykatë. Ata quan dosje për Limajn, Ramush Haradinajn e shumë të tjerë, por që shumë herë u mbyllën rastet, duke u shpallur të pafajshëm”, ka shtuar Hardainaj, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia nuk po e krijon Gjykatën Speciale po rpo ofron prova që ajo të funksionojë.

“Nuk mendoj se Gjykata SPECIALE do I bëjë nderë Kosovës, por do ta nëpërkëmbë Kosovën. Në fund të ditës disa ushtarë, edhe unë edhe familja ime jemi të gatshëm të japim për këtë vend, por duhet të ketë drejtësi, jo politikë. S’mund të bëhet balancë duke I gjykuar njerëzit e pafajshëm. Është gjykatë politikë dhe si e tillë do të shkojë deri në fund./Indeksonline