18:29 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Daut Haradinaj komenton iniciativen e Limajt rreth nismës për demarkacionin

Deputetit të AAK’së, Daut Haradinajt, nuk po i duket diçka e re iniciativa e kryetarit të Nismës Social Demokrate për ta zgjidhur çështjen e Demarkacionit. Ai thotë se, edhe pse janë partner koalicioni, një nismë e tillë ka qenë në vazhdimësi.

Në një emisionin televiziv në RTK, Haradinaj tha se po tentohet që të dy shtetet, si ajo e Kosovës por edhe e Malit të Zi, të ndahen të kënaqura.

“Ne jemi parterë koalicioni por Limaj s’po thotë asgjë të re nga ajo që po flasim, sidoqoftë ne jemi tu insistu me gjet një formë sa ma të përshtatshme për Kosovën por pa humb territori. Versioni aktual nuk kalon për AAK’në”, thotë Haradinaj.

Siç tha ai, Kosova humb territor me marrëveshjen aktuale. “Ne insistojmë se brenda marrëveshjes e cila thotë në qoftë se palët gjejnë gabime ato të mund të rinegociohen”, ka shtuar ai.