12:24 / E Enjte, 21 Janar 2021 / OSH

Daut Haradinaj kujton presidentin Rugova: E nderojmë veten duke nderuar ata që kanë lënë gjurmë në histori

Ish-shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka vizituar varrin e presidentit historik, Ibrahim Rugova në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kur i nderon ata që kanë lënë gjurmë në histori, e nderon veten.

“Kur i nderon njerëzit që lanë gjurmë në histori, e nderon edhe veten!”, ka shkruar Daut Haradinaj.