22:17 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / A K

Daut Haradinaj merr pjesë në eventin sportiv të organizuar nga Real Madrid Camp: Duhet krijuar kushte për sportin, është pasaporta jonë për Evropë

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Real Madrid Camp Kosovo.

Ai ka thënë se është kënaqësi e veçantë të shihet se klubet e mëdha si Real Madrid ndihmojnë të rinjtë e Prishtinës.

“Këta talentë meritojnë më shumë dhe janë pasaporta jonë për Evropë”.
Tutje Haradinaj ka thënë se klubet si Real Madrid njohin talentët e Prishtinës dhe se këtë duhet të njohim edhe ne duke krijuar kushte më të mira për të ardhmen e sportit në Kosovë.

Kujtojmë se ndërmjetësues për ardhjen e kampit dhe organizimin e këtij eventi ka qenë Robin Krasniqi, menaxheri shqiptar që jeton në Austri.

Postimi i plotë:

Në ngjarjen e organizuar nga Real Madrid Training Camp, është kënaqësi e veçantë të shihet se klubet e mëdha ndihmojnë të rinjtë e Prishtinës.
Këta talentë meritojnë më shumë dhe janë pasaporta jonë për Evropë.
Klubet si Real Madrid njohin talentin e Prishtinës, e këtë duhet ta njohim edhe ne duke krijuar kushte më të mira për sport.