15:29 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Daut Haradinaj ngritë dy tema shqetësuese në komision, për plaçkitjet dhe narkotikët

Në mbledhjen e Komisionit për punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së sigurisë së Kosovës, anëtari i saj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka ngritur dy tema të rëndësishme të vendit e të cilat janë të alarmuese për vendin.

Sipas tij, plaçkitjet dhe narkotikët janë sfidë e madhe në Kosovë.

“Sot u mbajt takimi i radhës i komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pas miratimit të raportit final të projektligjeve të FSK-së, ngrita edhe një temë shqetësuese që po e alarmon çdo ditë e më shumë opinionin e gjerë:

Plaçkitjeve që po ndodhin çdo ditë në territorin e Kosovës dhe që po e terrorizojnë qytetarin e Kosovës.

Kërkova nga kryetari i komisionit që në mbledhjen e radhës ku do të jetë i ftuar ministri të na jap një raport të detajuar me shkrim rreth kontrollit të substancave narkotike se çfarë masash kanë ndërmarrë si ministri për parandalimin e kësaj dukurie shqetësuese. DH”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/