18:56 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Daut Haradinaj prezanton kandidatin nga Deçani, autor i disa librave

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka prezantuar njërin nga kandidatët për deputetë nga Komuna e Deçanit.

“Njëri nga kandidatët për deputetë nga Komuna e Deçanit, në këto zgjedhje është edhe Ukë Osaj”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se Uka ka dhënë ndër vite kontribut në shoqëri në të gjitha aktivitetet ku ka marrë pjesë. Ndër të tjera, Haradinaj shtoi se Ukaj është autor i disa librave të cilat janë vlerësuar nga kritikët shumë pozitivisht.

Postimi i plotë:

Njëri nga kandidatët për deputetë nga Komuna e Deçanit, në këto zgjedhje është edhe Ukë Osaj!

Bashkë me Ukën dhe familjen e nderuar Osaj, kemi bashkërrugëtuar për shumë vite.
Uka ka dhënë ndër vite kontribut në shoqëri në të gjitha aktivitetet ku ka marrë pjesë. Është autor i disa librave të cilat janë vlerësuar nga kritikët shumë pozitivisht.
Babai i Ukës, Mehmet Osaj ishte luftëtar dhe udhëheqës i shumë djemve deçanas ne luftë, poashtu ai ishte krahu i djathtë i Presidentit Rugova në këtë zonë.
Kandidimi i Ukës në këto zgjedhje është vlerë e shtuar për Aleancën!

Na priftë e mbara!