11:18 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Daut Haradinaj uron me foton e James Mattis në Deçan: Nder dhe detyrë, urime!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Hardinaj e ka uruar 11 vjetorin e shtetësisë së Kosovës me një fotografi të veçantë.

Haradinaj ka publikuar fotografinë e zbuluar të gjeneralit amerikan, James Mattis në Deçan. “Deçan! Nder dhe detyrë” shkruan Daut Haradinaj në Facebook.

 Kujtojmë që Mattis ishte njeriu kryesor që dha “aminin” për Ushtrinë e Kosovës, pas takimit me kryeministrin, Ramush Haradinaj./Indeksonline/