10:43 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj: Zgjedhjet e brendshme, kanë shtuar vullnetin te strukturat e AAK-së

Daut Haradinaj vazhdon të jetë aktiv në zgjedhjet e brendshme të AAK-së. Deputeti i kësaj partie po zhvillon shumë takime të degëve në Prishtinë e kudo në Kosovë.

Ai sot e ka nisur ditën me koleget e kryesisë së partisë ku ka thënë se zgjedhjet e brendshme kanë shtuar vullnetin te të gjitha strukturat e AAK-së.

“Me koleget e mia të kryesisë:
Deputeten Teuta Haxhiu;
Drejtoreshën e Administratës në Prishtinë, Vasilika Zotaj;
Me miken time, Zoja Lleshi, zyrtare e lartë në Minsitrinë e Mbrojtes dhe deputeten Time Kadriu.
Zgjedhjet e brendshme duket që e kanë shtuar vullnetin te të gjitha strukturat e AAK-së”, shkruan Haradinaj.