16:37 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dauti merr përkrahje nga Peja, premton realizimin e dy projektet gjigante për këtë rajon!

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka qëndruar sot në qytetin e Pejës. Me këtë rast, ai ka thënë se ky qytet është i vendosur që të votojë për koalicionin AAK-PSD.

“Në Pejë me plot aktivistë dhe të sapo aderuar. Peja e vendosur për 100% Kosovë. Po ashtu e vizitova ‘Radio 1’ në Pejë ku edhe i përgëzova për punën e bërë”, ka shkruar ai.

Më tej, Haradinaj ka theksuar se në një intervistë e cila do të transmetohet në ora 16 :30 i siguroi të gjithë se do të jenë në përkrahje të projektit jetik të Boreas dhe Autostraden e Dukagjinit, projekte këto qe do të ndikojnë shumë në zhvillimin e gjithanshëm të kësaj zone.

“Lista jonë për 100% shtet, ka njerëz me vlera të larta dhe të dëshmuar në të gjitha fushat. Prandaj edhe kemi besim ne fitore. Na priftë e mbara”, ka thënë ai.