11:44 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Dauti shijon rrezet e diellit duke pirë kafe me babanë në Gllogjan (Foto)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka treguar shpesh herë se është një njeri shumë familjar.

Ai pavarësisht obligimeve të shumta, gjen kohë edhe të vizitoj fshatin e tij, Gllogjanin historik, shkruan Indeksonline.

Sot Dauti ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto nga Gllogjani ku shihet me babain Hilmiun dhe disa familjarë të tjerë.

Duke shijuar rrezet e diellit, Dauti ka treguar se po pinte kafe turke dhe po kënaqej me shoqërimin e babait. /Indeksonline/