13:25 / E Martë, 13 Prill 2021 / B O

David Beckham bën manovra të guximshme me Maserati

David Beckham është ambasadori i ri i markës luksoze të veturave, Maserati.

45-vjeçari është shfaqur duke kryer manovra të guximshme në një video-klip emocionues me një Maserati Levante Trofeo në një autostradë në Miami.

I veshur me një këmishë me lule, ylli i futbollit shfaqet i buzëqeshur me superveturën, në video-klipin e prodhuar nga kompania e tij, Studio 99.

“Ka disa standarde që mbajnë italianët, dizajni klasik, pjesa e brendshme, pjesa e jashtme, gjithçka në lidhje me këtë veturë është italiane. Unë besoj se do të punoj ngushtë me kompaninë në një kohë kaq të rëndësishme në historinë e tyre dhe të vazhdoj rritjen e tyre në një shkallë globale”, ka thënë ish-futbollisti anglez.