20:12 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / C E

David Luiz tregohet ‘idiot’, shkakton penallti dhe ndëshkohet me të kuq

David Luiz edhe një herë tjetër tregon papjekuri. Mbrojtësi i Arsenalit shkaktoi penallti kundër Wolverhamptonit dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Ruben Neves realizoi nga penalltia për të barazuar rezultatin. Paraprakisht, golin për epërsinë e Arsenalit e shënoi Nicolas Pepe.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që David Luiz përjashtohet.

Edicionin e kaluar, brazilian pati eksperiencë të njejtë ndaj Manchester Cityt. /Indeksonline/