08:23 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Davis Cup: Franca regjistron fitore kruciale ndaj Kroacisë

Franca i ka mbajtur gjallë shpresat për Davis Cup pasi Nicolas Mahut dhe Pierre-Hugues Herbert mposhtën dyshen kroate, Ivan Dodig dhe Mate Pavic.

Nikoqirët fituan me rezultat, 6-4 6-4 3-6 7-6 (7-3) në ”Stade Pierre Mauroy”.

Kampionët e Yannick Noah ishte në disavantazh, 0-2, pas humbjes të premten.

Por, kampionët e çifteve në French Open, Herbert dhe Mahut e filluan ”luftën e vërtetë” duke e kthyer rezultatin dhe duke e fituar ndeshjen.

Një triumf eventual për Kroacinë do të nënkuptonte titullin e dytë për ta në Davis Cup./IndeksOnline/