“DD” po bëhet gati për Joshuan, boksieri synon fitore ndaj ish-kampionit të botës
Këtë të shtunë do kemi spektakël boksi në “Wembley” stadium në Londër.
Boksieri Anthony Joshua pritet të rrahet me bashkëkombësin e tij, Daniel Dubois, shkruan Indeksonline
Dubois që është vetëm 27-vjeçar po synon fitore kundër ish-kampionit të botës dhe pastaj të synojë një titull të madh botëror.
Britaniku është duke u përgatitur masivisht për këtë meç që zhvillohet të shtunën në Londër.
Kujotjmë që “DD” gjatë karrierës së tij profesionale në boks, ka zhvilluar 23 meçe, ka shënuar 21 fitore dhe ka humbur në dy./Indeksonline/
POV: You’re ringside watching Daniel Dubois 🥊🔊#JoshuaDubois | Saturday | #RiyadhSeasonCard pic.twitter.com/TlGJpEhVeP
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) September 19, 2024