17:59 / E Hënë, 18 Dhjetor 2023 / LB

De Biasi: Bravo Sylvinho dhe FSHF, Shqipëria kalon grupet

Në një prononcim për SuperSport përpara nisjes së mbrëmjes gala “Më të mirët 2023”, Gianni De Biasi, ish-trajneri historik i skuadrës kombëtare, u shpreh:

Kush e harron dashurinë e parë? Shqipëria ka qenë dhe mbetet dashuria ime e parë. Është e rëndësishme që Shqipëria u rikthye në Europian. Sukses që vjen nga puna e madhe, bravo të gjithëve.

Pak xheloz për skuadrën aktuale? Jo, nuk jam xheloz. Asgjë nuk vjen rastësisht. Bravo Sylvinho për punën që ka bërë, bravo edhe atij që i besoi.

Grupi? Shqipëria niset e mposhtur, nuk ka asgjë për të humbur në aspektin teorik. Në praktikë besoj se do të kualifikohet Shqipëria”, theksoi tekniku italo-shqiptar.