20:22 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

De Biasi “ëndërron” Kupën e Botës, mund të bëhet menaxher i kësaj Kombëtare? (Foto)

Gianni De Biasi u largua nga skuadra spanjolle, Deportivo Alaves për shkak të rezultateve të dobëta.

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë tani “ëndërron” Kupën e Botës që mbahet në Rusi vitin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.

Ai ka publikuar një foto në “Facebook”, ku shihet trofeu u Kupës së Botës.

Kjo foto e publikuar nga italiani ka lindë menjëherë dyshime për të ardhmen. De Biasi mund të bëhet trajner i ardhshëm i Australisë, kombëtare kjo e cila ka siguruar kualifikimin në Rusi.

Por, vetëm pas 1 jave shkarkoi nga detyra trajnerin 52-vjeçar, Ange Postecoglou.

E, zëvendësues i Ange-s mund të bëhet trajneri i njohur për të gjithë shqiptarët, Gianni De Biasi./IndeksOnline/