20:47 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

De Biasi trajner i Kosovës? (Foto)

Kreu i AKR-së, z. Behxhet Pacolli është takuar sot me legjendën e Shqipërisë, Gianni De Biasi.

Ai siç duket ka biseduar shumë gjëra me italianin, madje temë e diskutimi ka qenë edhe stoli i Përfaqësueses së Kosovës, transmeton IndeksOnline.

“Me mikun tim Gianin, heroin e gjithë shqiptarëve. De Biassi mu duk goxha i interesuar për ta drejtuar edhe Kosovën. Do të bisedoj me Vokrrin, ndoshta mund të bëhet diçka e bukur”, ka shkruar Pacolli në rrjetet sociale.

Kujtojmë se De Biasi shkroi historinë me Shqipërinë duke u kualifikuar në Kampionatin Europian. Për momentin italiani është pa punë, kurse Kosova në kërim të trajnerit të ri./IndeksOnline/