13:57 / E Martë, 23 Prill 2024 / L K

De Boer: Tani e mora vesh se pse Guardiola s’e donte Cancelon

Ditët e fundit është folur shumë për performancën e Cancelos në pjesën përfundimtare të sezonit. I fundit që iu bashkua kritikave ka qenë ish-lojtari i Barcelonës, Ronald de Boer .

“Tani e di pse Pep Guardiola nuk e donte Cancelo” ka thënë trajneri holandez.

“Ai djalë e luan futbollin si të do ai. Ai mendon se duhet të bëhet gjithçka me topin. Por ai s’po e di që është vetëm një mbrojtës shtoi De Boer, duke iu referuar paraqitjes së portugezit gjatë El Clasico.

“Është çmenduri se si Cancelo ende bën të njëjtat gabime në moshën e tij”, tha De Boer./Indeksonline/