16:12 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

De Gea bën gabimin e vitit, ia fal golin Watfordit

Watford ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Manchester United.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Sarr në minutën e 50-të të ndeshjes.

De Gea fillimisht e priti gjuajtjen e tij, por topi i iki nga dora dhe u fut në rrjetë.

Katër minuta më vonë Watford dyfishoi rezultatin.

Golin e dytë për vendasit e shënoi Deeney nga penalltia. /IndeksOnline/