20:03 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

De Jong alarmon Ajaxin vetëm tri ditë para ndeshjes me Juventusin

Probleme për Ajax!

Frankie De Jong është lënduar në ndeshjen e Eredivise mes Ajax dhe Excelsio, vetëm tri ditë para ndeshjës së kthimit ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Lojtari i ardhshëm i Barcelonës la fushën pas vetëm 28 minutave lojë për shkak të problemeve në muskuj.

Ai shkoi direkt në dhomat e zhveshjes duke prekur pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Shkalla e dëmtimit ende nuk dihet, por pjesëmarrja e tij në Torino është në rrezik. /IndeksOnline/