75 Mall Live Search
11:03 / E Diele, 24 Maj 2026 / L A

De Jong konfirmon se do të qëndrojë te Barça

Frenkie De Jong është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës.

Performancat e tij ndikuan në formën e katalanasve, pasi që arritën të mbrojnë titullin e La Ligës.

Zëra të shumtë u lidhën për një largim të tij, me skuadrat nga Premierliga që u interesuan për të.

Por ishte vetë De Jong ai që i dha fund çdo dileme, duke dhënë një përgjigje të prerë.

“Do të qëndroj te Barça! Kjo është e sigurtë”, u shpreh De Jong.

De Jong, bëri 38 paraqitje me Barçën duke shënuar vetëm 1 gol dhe bëri 8 asistime./IndeksOnline/