23:31 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

De Jong ua kumton lajmin Ajaxit se po shkon te kjo skuadër e madhe evropiane

Frenkie De Jong raportohet se ua ka kumtuar sot lajmin drejtuesve të Ajaxit se ka vendosur largimin nga skuadra.

Mesfushori holandez ka arritur marrvëeshje me Barcelonën duke vendosur përfundimisht largimin nga gjiganti evropian.

21 vjeçari ka dy mega oferta në tavolinë, nga PSG e Barcelona, por që preferon opsionin e dytë.

Bartomeu, Segura e Abidal me shumë thuhet se kanë arritur në Amsterdam për të finalizuar këtë marrëveshje. De Jong pritet të zyrtarizohet te Barcelona në 48 orët e ardhshme.

Por, supertalenti do të jetë lojtar i Barçës vetëm nga vera e këtij viti pasi deri në fund të sezonit do të jetë lojtar i Ajaxit./Indeksonline/