De la Fuente: Messi luan sikur t’ishte 19 ose 23-vjeçar
Trajneri i Spanjës, Luis De la Fuente ka qenë së fundmi në konferencë shtypi.
Para ndeshjes me Belgjikën, ai foli për mundësitë me Spanjën teksa synojnë ëndrrën e madhe pas 16 vitesh.
Më tutje, De la Fuente lavdëroi yllin e Argjentinës, Lionel Messi, i cili po shkëlqen në Botëror ku po prin listën e golashënuesve së bashku me Kylian Mbappe-në.
“Messi luan sikur t’ishte 19 ose 23 vjeç. Ai po luan në një nivel të jashtëzakonshëm. Nuk është vetëm pjekuria e tij më, por mbi të gjitha përkushtimi i tij”. “Ai është i palodhur, nuk është kurrë i kënaqur. Ai gjithmonë dëshiron më shumë, çdo ditë. Ai është një shembull për të gjithë shokët e tij të ekipit, për dashamirësit e futbollit dhe për të gjithë ata që sapo kanë filluar në këtë lojë”, u shpreh De la Fuente.
Ndeshja Spanjë-Belgjikë luhet sonte në Inglewood, në orën 21:00./IndeksOnline/

