11:37 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

De Ligt “dorëzohet” para sheikut të PSG-së, Barca mund të zhgënjehet sot!

E ardhmja e Matthijs De Ligt ka marrë kahje tjetër. Agjenti i futbollistit, Mino Raiola ndodhet në Paris ku është duke e diskutuar mundësinë e transferimit të De Ligt te PSG.

Madje, aktualisht është pikërisht PSG skuadra favorite për të nënshkruar me kapitenin e Ajax.

Sheiku i skuadrës franceze, Nasser Al Khelaifi i ka ofruar pagë marramendëse lojtarit prej 280 mijë euro në javë, që është shumë e madhe se sa që e kanë ofruar shumë skuadra të mëdha evropiane.

Çmimi i transferimit të De Ligt pritet të kap vlerën e 75 milionë eurove./Indeksonline/