13:43 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

De Ligt favorizon transferimin tek Manchester United

E ardhmja e Matthijs de Ligt është larg Ajaxit dhe klubet e mëdha janë afër ta rrëmbjenë.

Sipas “Sportsmole”, mbrojtësi i Ajax është duke favorizuar kalimin tek Manchester United, edhe pse flitej se lojtari është shumë afër Barcelonës, shkruan Indeksonline.

Barcelona është konsideruar si favorit për të nënshkruar me holandezin, por gjithashtu edhe Marca ka sugjeruar se De Ligt nuk është i prirur për një lëvizje në Camp Nou dhe tani ka vendosur që të nënshkruajë për Manchester United.

Pavarësisht se “Djajtë e Kuq” dështuan që të kualifikohen për Ligën e Kampionëve, burimet e fundit kanë shprehur se ata janë të gatshëm ti ofrojnë mbrojtësit holandez një pagë më të mirë se Barca. /IndeksOnline/