13:30 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

De Ligt konfirmon se nuk do të shkoj në Barcelonë

Qendërmbrojtësi i Ajax-it, Matthijs de Ligt, është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato ka zbuluar disa detaje të reja në lidhje me të ardhmen e tij. 

“Ka qenë një sezon spektakolar për mua dhe skuadrat e mia”, ka thënë 19-vjeçari për “Mundo Deportivo”. “Klubet e mëdha më kërkojnë? Është një nder, tani do të kem mundësinë të mendoj dhe të vendos për të ardhmen tim. Paratë nuk janë një problem. Për mua është e rëndësishme të di se do të luaj shumë te skuadra ku do të shkoj”.

“Të bashkohem me De Jong te Barça? Do të ishte bukur të luaja me të, por duhet të mendoj për veten. Nuk e di kur do të vendos, do të marr pak kohë. Barcelona? Ndoshta nuk ka ardhur akoma momenti”. 

Lajme të këqija për Barcelona-n, por jo për PSG, Juventus dhe Manchester United, skuadrat e tjera që duan të marrin gjigantin holandez.